Zoti D. nuk është gjë tjetër veçse pjella e zotit F.
Janë dy
bashkëpunëtorë që i kurdisin planet me njëri-tjetrin me qëllimin që të
mbijetojnë sa më gjatë duke të ngulur kthetrat në shpirtin tënd e duke infektuar
mendimet e tua me praninë e tyre të ndyrë.
Janë dy qelbësira
që përfituan gjatë viteve të tua të fëmijërisë dhe filluan të të injektonin atë
helmin e pështirë, pak e nga pak, gjithmonë e më shumë.
Ti aty u sëmure.
Grimca
energjie që largoheshin përditë, heshturazi, duke avulluar nga çdo pore e trupit
tënd dhe a e ndjeje ti vallë? Absolutisht
jo, askurrgjë.
Derisa një mëngjes jo aq të bukur, u zgjove me sytë e enjtur nga
të qarat e natës së shkuar, me dëshirën e keqe e të mos bërit asgjë, se fundja
boshi të kishte pushtuar kokën.
E zotërinjtë e lartpërmendur?
Kundronin pa
thënë as më të voglën fjalë, duke frymuar me një ritëm, koherenca e të cilit përshtatej
në mënyrë perfekte me atë të frymëmarrjes tënde.
Vetëm me një ndryshim jo fort të vogël:
teksa ti nxirrje, ata thithnin...
No comments:
Post a Comment